Sondazhi i Telegrafit: Visar Korenica bindshëm fiton me 45%, vetëm 5% larg fitores pa balotazh

by RHP

Visar Korenica prin me 45% dhe është vetëm 5% larg prej balotazhit.

Kështu bëhet e ditur nga sondazhi i Telegrafit i cili është publikuar mbrëmë nga portali më i madh shqiptar.

Nga gjithsej 1673 persona që kanë votuar, 45% avanson Visar Korenica.

Larg pas tij duket Smajl Latifi me 23% dhe Burim Krasniqi i cili ka befasuar me 20% në vendin e tretë.

Në vendin e katërt është Bejtullah Deliu me vetëm 10% të këtyre votave.

Sondazhi është mjaft kredibil, pasi një person mund të votojë vetëm një herë.

Duket se rezultati pritet të jetë pothuajse i ngjashëm me 14 Shkurtin, ndonëse Visar Korenicës do t’i duhet edhe më shumë përkrahje për të triumfuar pa balotazh qysh në raundin e parë.

Linku i sondazhit: https://telegrafi.com/sondazh-kush-mendoni-se-te-jete-ne-krye-te-rahovecit-pas-zgjedhjeve-lokale-2021/

Related Articles

Leave a Comment