Një ndër figurat e radha intelektuale në Kosovë sot i është bashkangjitur frymës së Lëvizjes VETËVENDOSJE degës në Rahovec.
Besim Kërçagu ka lindur më datë 05.07.1976 në Gjakovë, ku fëmijërinë e tij e ka kaluar në Rahovec. Shkollën fillore dhe atë të mesmen e ka përfunduar në Rahovec.
Me të përfunduar shkollën e mesme, Besimi regjistrohet në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Frënge pranë fakultetit Filologjik ku dhe diplomohet dhe merr titullin “Profesor i Gjuhës Frënge”.
Menjëherë pas diplomimit në degën e gjuhës dhe letërsisë Frënge, Besimi vazhdoi ngritjen intelektuale duke u regjistruar në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze pranë fakultetit Filologjik ku përsëri në afat rekord diplomohet dhe merr titullin “Profesor i Gjuhës Angelze”.
Besimi nuk ndaloi me kaq, pas studimeve në gjuhë dhe letërsi të huaja ai vendos të studiojë në Fakultetin e Mjekësisë ku diplomohet në degën e Mjekësisë së Përgjithshme dhe merr titullin “Doktor i Mjekësisë”.
Besimit si duket nuk i mjaftoi titulli “Profesor dhe Doktor” pasi pa humbur kohë ai menjëherë regjistroi Specializimin në mjekësi familjare ku tanimë është duke përgatitur mbrojtjen e specializimit.
Sa i përket përvojës së punës së Besim Kërçagut, menjëherë me të përfunduar lufta në Kosovë dhe me ardhjen e Policisë së UNMIK-ut, Besimi si njohës i mirë i gjuhës Angleze punësohet si përkthyes në zyret e UNMIK-ut në Rahovec (1999 – 2006).
Besim Kërçagu më pas punësohet si profesor i Gjuhës Angleze në shkollën e mesme “Xhelal Hajda – Toni” duke ligjëruar lëndën e Gjuhës Angleze (2009 – 2015). Nga viti 2015 Besimi punësohet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec si mjek i përgjithshëm ku tash e 6 vite punon me zellin më të madh duke trajtuar pacientë nga e gjithë komuna e Rahovecit.
Dr.Besim Kërçagu rrjedh nga një familje atdhetare dhe intelektuale ku kujtojmë që gjyshi i Dr.Besimit, Destan Kërçagu është angazhuar për çështjen kombëtare rreth viteve 1940 se bashku me Sheh Myhedin Shehu dhe hafëz Mulla Jusuf Korenica.
Gjyshi i Dr.Besimit, Destan Kërçagu ishte zgjedhur si anëtar i këshillit në shtabin kryesor për mbrojtjen e Rahovecit me rrethinë, ku më pas Destan Kërçagu burgoset dhe pastaj ekze.kutohet nga regjimi sllav i asaj kohe. Dr. Besim Kërçagu i bashkangjitet Lëvizjes VETËVENDOSJE me vetë dëshirë dhe me vullnet për të kontribuar në përmirësimin e kushteve në institucionet shëndetësore në komunën e Rahovecit.
Dr. Besim Kërçagu është aset intelektual kombëtarë që duhet ruajtur dhe vlerësuar nga të gjitha shtresat e shoqërisë sonë.
