Gratë dhe vajzat e Lëvizjes Vetëvendosje në kuadër të Tetorit rozë, organizojnë tubim këshillues për ndërgjegjësimin rreth kancerit të gjirit.
Sipas njoftimit të Lëvizjes Vetëvendosje ligjëruese në këtë tubim është Dr. Vildana Goga Çmega ndërsa organizimi do të mbahet nesër (e Dielë), në ora 12:00, në sallën e “Hotel Park Plaza”.
Njoftimi i plotë:
Tetori Rozë
Gratë dhe vajzat e Lëvizjes Vetëvendosje në kuadër të Tetorit rozë, organizojnë tubim këshillues për ndërgjegjësimin e një prej problemeve kryesore me të cilin ballafaqohemi. Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit mund të jetë shkaktar që të shpëtohen jetë të shumta, prandaj ju ftojmë të jeni pjesë e tubimit ku ligjëruese do të jetë Dr. Vildana Goga Çmega, dhe të bëhemi bashkë kundër këtij kanceri të rrezikshëm.Vetëdijësimi është forma më e sigurtë e mbrojtjes, pra bëhuni pjesë e #Tetoritrozë
