Njoftimi i Ministrisë së Financave:
Sot mbyllet afati i aplikimit nga entitetet për masën 3.4
Masa 3.4 synon mbështetjen financiare të entiteteve që ofrojnë pako ushqimore për familjet në nevojë.
Vlera e mbështetjes për çdo entitet varet nga kapaciteti dhe intensiteti i entitetit
Vlera për një pako ushqimore mund të jetë deri në 50 Euro
70% e vlerës së pakos duhet të jenë produkte vendore.
Aplikimi bëhet përmes email adresës masa3.4@rks-gov dhe do të jetë i hapur deri më 7 prill 2022.
Për informata më të detajuara referohuni shpalljes në vegëzën në vijim: https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/2B4DCDBE-3B9F-49CE-895E-1B1227597DBA.pdf
Shënim: Aplikimi për këtë masë duhet të bëhet vetëm nga entitetet e jo nga individët. Pas përzgjedhjes së entiteteve qytetarët do të mund të aplikojnë për pako ushqimore tek entitetet përfituese.
