Rahovec, kërcenohet nga 3 persona veterani i UÇK-së që ishte dëshmitar në Hagë

by RHP3

Dje me datën 31.12.2021 rreth orës 22:00, ish usht.ari i UÇK-së dhe njëherësh edhe dëshmtar në gjykatën e Hagës z. Faton Morina nga Fshati Nushpall i Rahovecit është kërcenuar me ar.më zjarri nga 3 persona të panjohur.

Sipas vetë protagonistit i cili ka kontaktuar me redakcin e portalit tonë RahovecPost ka bërë të ditur se 3 personat të panjohur në dalje të Rahovecit i janë afruar dhe e kanë kërcenuar me fjalë, njëri prej tyre ishte i ar.matosur.

Fatoni tregon se kërcenuesit fillimisht e kanë pyetur “a je ti Faton dhe a ke qen në Hag dhe a je ish ush.tar i uck-së”, pas kësaj i janë drejtuar me fjalë kërcenuese dhe në fund duke i thënë, “kur takohemi herën tjetër ke me përfundu keq”

Vetura me të cilën udhëtuan 3 persona ishte me targat e huaja.

Sot rasti është raportuar në Polici.

Related Articles

Leave a Comment