Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka premtuar mbështetje të plotë kandidatit të kësaj partie për kryetar të Rahovecit Visar Korenica.
Kurti me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka ka lëvdëruar kandidatin e VV-së për kryetar të Rahovecit z. Visar Korenica duke e cilësuar si udhëheqës i mirë dhe përfaqësues i drejt.
Më poshtë ju sjellim postimin e plotë nga kryeministri Albin Kurti:
“Rrallë kam dëgjuar dikë të flasë më me dashuri për qytetin e tij sesa Visar Korenica për Rahovecin.
“Përgjatë viteve të fundit kemi marrë pjesë bashkë në shumë aktivitete, panaire e festivale në Rahovec e jashtë tij.
Edhe përvojën e punës Visari e ka në Rahovec por edhe në qytete të tjera. Në zgjedhjet e fundit u bë deputet i Republikës por ai gjithmonë e zgjedh Rahovecin. Andaj, angazhohet për fshatin e qytetin.
Për bujkun e për punën, për edukimin e për zhvillimin. Për jetën sportive dhe kulturore. Për jetën në përgjithësi. Ai udhëheq mirë ashtu siç përfaqëson drejt. Visari është thesar për Rahovecin.”

