Përmbyllet fushata e VV-së në Rahovec me një tubim masiv me gra dhe vajza

by RHP3

Sot u mbajt tubimi i fundit nga Lëvizja Vetëvendosje dega në Rahovec dhe kandidati i këtij subjekti, z. Visar Korenica.

Ky tubimi ishte i vecant sepse është organizuar vetëm për gra dhe vajzat dhe numëri i të pranishmëve ishte shumë madhë.

Të pranishëm ishin ministrat Albulena Haxhiu dhe Hajrulla Çeku, bashkë me deputetet Arjeta Fejza, Drita Millaku dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku.

Mes tjerash kandidati për kryetar të Rahovecit z. Visar Korenica tha se fushatën e mbylli me gratë në shenjë respekti për kontributin e tyre përgjatë të gjitha etapave të historisë.

Më poshtë ju sjellim postimin e tij të plotë:

“Gratë dhe vajzat e Rahovecit – fuqia e ndryshimit që do ta marrin në dorë fatin e votës më 14 nëntor! Përmbyllja e fushatës, për fillimin e ndryshimit me gratë dhe vajzat e Rahovecit, heroinat e komunës tonë në të gjitha etapat e historisë që më bënë krenar dhe na japin forcën për sfidën që kemi përpara.

Në këtë moment vendimtar për Rahovecin, është shumë e rëndësishme që gratë dhe vajzat, ato që dinë se çfarë do të thotë të mbash familjen – dinë edhe si të mbahet shteti duke marrë në dorë fatin e votës më 14 nëntor.

Sepse askush më mirë se ju, nënat dhe vajzat e komunës së Rahovecit, nuk e kupton që rruga e vetme për t’u përballur me vështirësitë është puna. Dhe vështirësive ku jemi katranosur si komunë, do t’i qasemi bashkë me ju, me punë!

Falënderoj Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, deputetet Drita Millaku e Fatmire Kollçaku Mulhaxha dhe Arjeta Fejza që Zgjatën Dorën e Qeverisë së Kosovës.

Fushatën vendosa ta mbyll me gratë dhe vajzat e komunës së Rahovecit në shenjë respekti për mbështetjen e tyre dhe kontributit përgjatë të gjitha etapave të historisë.

Falënderoj të gjitha gratë dhe vajzat e komunës së Rahovecit që bëmë së bashku mbylljen e fushatës së ndryshimit për të Bashkë Qeverisur me Qeverinë e Kosovës, e cila nuk ka lënë ditë pa qenë prezente në Rahovec duke Zgjatur Dorën që komuna e Rahovecit të shkojë kah e mbara – një herë e përgjithmonë!

Kryetar i të gjithëve. Zgate Dorën.”

Related Articles

Leave a Comment