Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kandidati për kryetar të komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, është më i miri për të qenë në krye të Rahovecit.
” Smajl Latifin e njoh prej kohës kur ka qenë ushtar lirie. Kemi rrugëtuar bashkë edhe në kohë të vështira edhe në kohë lirie e shtetndërtimi. Njeri i fjalës, i hapur, bujar e që di të nderojë. Smajlin edhe sot e shoh të vendosur sa s’ka, në mbrojtje të interesit kombëtar e shtetëror, me Rahovecin gjithmonë kryefjalë të angazhimit te tij! Rahoveci ka plot njerëz të mirë, por Smajli është më i miri për të qenë në krye të tij! Për Rahovecin me Smajlin – 121. RH”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.