Një person është arre.stuar në Rahovec pasi i janë gjetur dhe sekuestruar 9 bimë të dyshuara si Kanabis Sativa.
Sipas policisë, këto janë gjetur në një aneks të garazhes së tij, bashkë me një poç elektrik dhe një reflektor të vogël.
foto ilustrim
Bimët e dyshuara në vendin e ngjarjes janë asgjësuar me djegie. Me rekomandim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet./GazetaePrizrenit/