Drejtoria e Inspeksionit në Prishtinë ka dën.uar me dy mijë euro Partinë Demokratike të Kosovës, për shkak të organizimit të tubimeve në kundërshtim me Ligjin për Pandeminë.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Inspeksionit në Prishtinë, Adonis Tahiri.
“Askush mbi ligjin. Gjobë për tubim në lagjen Kodra e Trimave”, ka shkruar Tahiri.
PDK është gjob.itur edhe më herët nga Inspeksioni në Prishtinë.
Theksojmë se sipas masave të fundit të miratuara nga Qeveria e Kosovës, në ambiente të mbyllura nuk lejohet tubimi më shumë se 30 qytetarë, kurse në ambiente të hapura lejohet deri në 50.