‘Përçarje’ brenda AAK-së: Kandidati për kryetar të komunës nga AAK merrë pjesë në tubimin e Vetëvendosjes në Istog

by RHP

Një përçarje është vërejtur tek sot brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kjo është parë edhe zyrtarisht në qytetin e Istogut, shkruan Gazeta Metro.

Është Gani Dreshaj nga AAK, i cili haptas ka dalur kundër partisë së tij dhe ka marrë pjesë sot në tubimin e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje në Istog.

Dreshaj është parë sot në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje që është mbajtur në Vrellë të Istogut.

Kujtojmë se Dreshaj hoqi dorë nga kandidimi për deputet në Kuvendin e Kosovës nga lista e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Dreshaj në zgjedhjet e fundit lokale ka qenë kandidat për Kryetar të Komunës së Istogut nga AAK, ku në raundin e balotazhit e ka humbur garën zgjedhore vetëm për dhjetëra vota. Ai po ashtu ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës nga ky subjekt politik.

Related Articles

Leave a Comment