Gazetari i mirënjohur Arlind Sadiku i bashkohet zërave që mbrojnë “institucionin” e familjes!

by RHP

Arlind Sadiku, një figurë e njohur në botën e sportit kosovar, ka hyrë në debatin publik mbi vlerat familjare. Gazetari sportiv ka shprehur haptas mendimin e tij në lidhje me fushatën e “Koalicionit për Familjen”, duke postuar një foto ne InstaStory të përfaqësuesve të kësaj liste.

Në këtë InstaStory Sadiku ka shkruar “Të dashur miq, Luftë e madhe po bëhet gjithandej kundër atyre që po e punojnë për kauzën që unë dhe shumica e shqiptarëve e përkrahin”.

Ndër të tjera në postimin e tij, Sadiku ka përfshirë edhe një thënie të presidentit Amerikan Donald Trump, ku së fundmi ka theksuar se “vetëm dy gjini kanë ekzistuar dhe gjithmonë do të jenë: burrë dhe grua!”. Me këtë veprim, Sadiku ka dëshmuar se ai mbështet qëndrimet e kësaj liste elektorale, e cila ka vendosur në qendër të platformës së saj mbrojtjen e vlerave tradicionale të familjes.

Ky veprim i Sadikut ka shkaktuar reagime të ndryshme në opinionin publik. Ndërsa shumica dërmuese e kanë përkrahur haptas këtë reagim të tij. Pavarësisht nga këndvështrimet e ndryshme, një gjë është e sigurt: ky debat ka ngritur në sipërfaqe çështje të rëndësishme për të ardhmen e shoqërisë kosovare ku e cila kohëve të fundit po i imponohet shumë deputetëve për të votuar ndryshimin e kodit civilë ne kuvendin e Kosovës ku si rezultat tashmë deputetët nga radhet e VV-së z. Eman Rrahmani dhe Visar Korenica janë tërhekur nga ky subjekt politikë për të krijuar Koalicionin për Familjen.

Pjesëmarrja e Sadikut në këtë debat tregon se edhe figura të njohura nga bota e sportit janë të gatshme të marrin pozicion në këto çështje./RahovecPost/

Related Articles

Leave a Comment