Jepen Çmimet për Laureatët e Sportit në Komunën e Rahovecit për Vitin 2024

by RHP

Në një ceremoni të veçantë të organizuar në sallën e Kuvendit Komunal, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport nderoi arritjet e jashtëzakonshme të sportistëve dhe klubeve sportive të komunës së Rahovecit për vitin 2024. Kjo ngjarje ishte një moment i rëndësishëm për të vlerësuar përkushtimin, sukseset dhe rolin kyç që sporti luan në komunitetin tonë.

Ceremonia mblodhi yjet sportivë që na bëjnë krenarë me sukseset e tyre në garat kombëtare dhe ndërkombëtare. Krahas futbollit, sportistët dhe klubet nga sporte të tjera gjithashtu morën vëmendjen e duhur për rezultatet e shkëlqyera që arritën gjatë këtij viti.

Përkushtimi i sportistëve dhe trajnerëve u shpërblye me çmime dhe dekorata, duke vlerësuar jo vetëm talentin dhe përpjekjet individuale, por edhe punën ekipore dhe profesionalizmin e klubeve sportive. Një falënderim i veçantë iu dha trajnerëve, të cilët me punën e tyre të palodhur kanë qenë shtyllë kryesore e suksesit sportiv.

Komisioni komunal për shqyrtimin e nominimeve shpalli laureatët kryesorë të vitit:
Ku Sportisti i Vitit 2024 zgjidhet: Alban Haziri, hendbollist i klubit KH “Rahoveci”.

Në këtë ngjarje të rëndësishme, mirënjohje të veçanta u ndanë edhe për bizneset lokale që kanë mbështetur financiarisht dhe moralisht sportistët dhe klubet sportive. Përkrahja e tyre është një element thelbësor për zhvillimin e sportit dhe nxitjen e rezultateve të larta.

Ceremonia shënoi vetëm fillimin e një angazhimi të vazhdueshëm për të avancuar sportin në komunën e Rahovecit. Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport theksoi se përkrahja për sportistët, trajnerët dhe klubet sportive do të vazhdojë edhe më tej, duke u përqendruar në krijimin e kushteve më të mira për ta.

Urime të gjithë laureatëve dhe suksese të reja në vitin 2025! Ndërsa komuna e Rahovecit premton se do të mbetet e përkushtuar në promovimin e sportit si një shtyllë kyçe e zhvillimit në komunën tonë./RahovecPost/

Related Articles

Leave a Comment