Përfaqësuesi i KOSTT-it: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngarkesë 

by RHP

Zeqiri shtoi se reduktimet e fundit në Kosovë nuk janë si rezultat i mungesës së energjisë, por për shkak se një ngarekëse e cila siç thotë ai, prekë cepin maksimal të kufijve të rrjetit të energjisë, ka bërë të mundur që çdo prishje e vogël të shkaktojë nevojën për reduktime në zona të caktuara të vendit. 

Ai ka deklaruar se sistemi elektroenergjetik është duke u përballur me ngarkesë të jashtëzakonshme. 

“Si operator i sistemit të transmetimit dëshirojmë të sqarojmë qytetarët, bizneset, mediat që sistemi elektroenergjetik është duke u përballur me ngarkesë të jashtëzakonshme si rezultat i zhvillimit ekonomik që ka ndodhur në vitet e fundit, si rezulatat i elektrifikimit të ekonomive e bizneseve tona. Operatori i sistemit të transmisionit është duke bërë maksimumin e mundshëm që të operojë në kapacitete tona”- tha Zeqiri. 

Përfaqësuesi i KOSTT-it shtoi se për këtë janë duke u ballafaqur me fyte të ngushta në disa komuna të caktuara, veçanërisht në Ferizaj, Malishevë dhe në Fushë Kosovë. 

Për këtë, ai thotë se janë në fazën finale të komplementimit të punimeve. 

Sipsa tij, në Fushë Kosovë dhe Obiliq nuk do ketë më probleme me ngarkesë.

“Çështja e Ferizajt është në ditet e fundit të punimeve, kemi shpresu se do përfundojë deri në fund të vitit, mirëpo keni parasysh që ngarkesa është tepër e madhe, kemi tri nënstacionae në Ferizaj, secili arrin vlerën deri në 10 milionë, janë investime të mëdha. Çdo rrezikim i nënstacionit për shkak të ngarkesës, vë në rrezik edhe asetet dhe komplet zonën”- deklaroi Zeqiri. 

Si rezultat i kësaj, Zeqiri thotë se në orë të caktuara, si për shkak të ngarkesës së madhe, kërkohet reduktimi i pjesshëm i ndodnjë zone, e që kjo vendoset në bashkëpunim me KEDS-in. 

“Është me rëndësi me sqaru që në asnjë rrethanë nuk ka pas nuk pas pas reduktime të energjisë në bazë të diskrecionit, pra jemi të detyruar vetëm në këto zona e nuk ka të bëjë me asnjë çështje që po ngirten në media dhe opinion publik”- tha ai. 

“Është me rëndësi me sqaru që në asnjë rrethanë nuk ka pas nuk pas pas reduktime të energjisë në bazë të diskrecionit, pra jemi të detyruar vetëm në këto zona e nuk ka të bëjë me asnjë çështje që po ngirten në media dhe opinion publik”- tha ai. 

Related Articles

Leave a Comment