Një marketit në Gjilan i është larguar frigoriferi nga përfaqësuesit e “Coca-Cola”.
Siç pretendon dyqani ushqimor “Albani Market”, kjo ka ndodhur për arsye që marketi nuk tregton ‘Coca-Cola’ nga Serbia.
Sipas një postimi në Facebook, ‘Albani Market’ thotë se përfaqësuesit e “Coca-Cola” i kanë kërkuar të mbajë produkte serbe në mënyrë që t’i lihet në shfrytëzim frigoriferi.
Pas këtij veprimi nga ana e “Coca-Cola” ka reaguar menjëher gjiganti i Kosovës në përpunimin e pajisjeve të inox-it “Osa Termosistem” duke i dhuruar dyqanit ushqimor “Albani Market” një frigorifer të ri gratis.
Lajmin e ka bërë të ditur biznesmeni i njohur Burim Piraj i cili është edhe themelues i grupit MOS BLI PRODHIME SERBE, grup i cili po bën një punë të jashtëzakonshme në bojkotimin e produkteve serbe.
“Njerëz të mirë!
Alban Osmani dje i dhuroj për bamirësi në prezencën tanë të gjithë paratë që një grup qytetarësh me në krye me Fitim Shalën nga Podujeva i kishin tubuar për t’i ble frigorifer!
Por sot Osa Termosistem nga Rahoveci në shenjë solidarizimi me Albani Market, ia ka bërë gati një frigorifer të ri gratis, në shenjë solidarizimi me atë që i ndodhi më parë edhe pse pronari Alban Osmani e ka kundërshtua një gjë të tillë!
OSA termosistemi dhe të gjithë firmat tona janë ato që i dalin në mbështetje popullatës në çdo vështirësi; qoftë vërshime, sëmundje dhe nevoja të tjera!
Ne mburremi me OSA Termosistemin dhe firmat vendore!
Zoti i bekoftë!”, ka shkruar Piraj në grupin MOS BLI PRODHIME SERBE./RahovecPost/
