Festivali “Anadrinia jehon” tashmë ka krijuar profilin e vet dhe është futur në agjendën e festave të Komunës së Rahovecit.
Pjesëmarrja e artistëve nga shumë vise të shqiptarisë dhe nga mërgata, përbën thelbin e suksesit të kësaj riviste kombëtare.
“Në këtë skenë kanë defiluar shumë artdashës dhe dashamirësia me të cilën janë pritur nga publiku i kësaj ane, na ka detyruar të jemi më të përkushtuar në mbarëvajtjen e këtij festivali.
Besojmë dhe shpresojmë që mbështetja institucionale do të shtohet, sepse tashmë ky Festival nuk është vetëm i fshatit Dejnë dhe vetëm i Komunës së Rahovecit, ky është Festival mbarëkombëtar.

Prandaj, dëshirojmë që edhe një herë t’i falënderojmë banorët e fshatit Dejnë dhe të fshatrave përreth për mikpritjen e këtyre artistëve, sepse edhe kjo është pjesë e kulturës tonë kombëtare.”- u shpreh kryetari Latifi.