Faqja zyertare e Klubit te Shahut “Rahoveci” ka njoftuar për përfundimin e turneun ndërkombëtar të shahut në Rahovec.
Më poshtë ju sjellim postimin e tyre te plotë:
“Përfundon turneu ndërkombëtar n’shah “KORRIKU 98” i mbajtur në qytetin e Rahovecit.
Vendi 1 – LANDI PASKU (ALB), Vendi 2- Nderim Saraci (KOS), Vensi 3- Aleksander Tomic (MNE).
Shahisti më i mirë rahovecas u shpall Mehdi Kollari ndërsa i dyti Selami Mullabazi. Juniori më i sukseshem u shpall talenti nga Shqipëria Ergit Ramaj ndërsa pas tij u radhit Ahmet Jusufi.
Garuesja më e suksesshme u shpall Ailin Ndreko ndërsa e dyta doli lojtarja e klubit tonë Arlinda Aliu.
Veterani më i suksesshëm u shpall Mahmut Xheladini ndërsa pas tij doli Xhevat Suhogerlla.
Klubi i shahut Rahoveci nuk i harroi edhe ata që kontribuan që klubi ynë është një nga klubet më të sukseshme në Kosovë por që nuk janë më në mesin tonë si: Gani Daka, Musa Sokoli, Vahidin Rrahmani, Agim Hasku, Bajram Hasku, Muhamed Kollari etj për të cilë u ndanë mirënjohje postmortum.
Falënderim i veçantë për Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit që mundësoi të mbahet ky turne, Federatën e Shahut të Kosovës për mbështetje në organizim, drejtorin e turneut Qerim Ondozi dhe KK Rahovec.
Në fund nuk mund të mos i përmendim edhe dy njerzit më meritor që ky turne i madh të mbahet në qytetin tonë, deputeti Visar Korenica dhe kryetari i klubit të shahut Sabahudin Kollari ku në asnjë moment nuk u ndalën së angazhuari që në qytetin tonë te zbarkojnë shahistë nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia, Finlanda, Austria, Mali i Zi dhe Australia.”
