Për herë të parë në Rahovec po mbahet turneu ndërkombëtar n’shah “KORRIKU 98” për nderë të ngjarjeve të Korrikut.
Organizim nga nikoqiri Klubi i Shahut Rahoveci, mbështetur nga Federata e Shahut e Kosovës dhe financuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, derisa Komuna e Rahovecit ka siguruar mbështetje simbolike, sallën e palestrës.
Shkas për ta sjellë këtë turne në Rahovec ishte angazhimi i deputetit Visar Korenica dhe drejtorit të turneut Qerim Ondozi derisa hoxha Sabahudin Kollari kryetari i klubit, u angazhua që mbarëvajtja e turneut të merr formën më të mirë të mundshme me pjesmarrje të mbi 100 lojtarëve nga shumë vende të botës.
Pikët e fituara në këtë turne do të njihen në ranglistë të FIDE-s. Urojmë që ky turne të mbetet tradicional në vendin tonë!


