Valentina Shulina nga Rahoveci është femra e parë në Kosovë që ka aritur të mar titullin PhiShading Royal Artist nga akademija me e madhe në botë Phiacademi.
Kështu e përshkruna ajo rrugëtimin dhe suksesin e saj.
“Para disa vitesh kur nisa këtë profesion nuk e kisha menduar suksesin kaq afër!
Jam e lumtur pafund për të gjitha klientet e mia që më kanë besuar një nga ndryshimet më të bukura që duan ti bejnë vetes siç janë vetullat!
Nuk ka qënë e lehtë por sot jam krenare që me shumë mund dhe përkushtim arrita të marr titullin ROYAL ARTIST nga Akademia më e madhe në botë PHIACADEMY.

Faleminderit të gjitha vajzave që kanë besuar tek unë, që kanë qënë suporti im, që më kanë bërë të besoj se me punë arrihet gjithçka! Tani kam më shumë përgjegjësi për ti ofruar klienteve të mia më të mirën çdo ditë e më shumë!
Faleminderit Akademis @branko_babic_phiacademy, faleminderit Masteres time @phistudiojelena që kanë besuar në suksesin e punës time dhe kanë qënë duke e ndjekur me vëmendje atë që unë jap çdo ditë!
Sot me kokën lartë mund të them se jam gati dhe për më shumë suksese të tjera dhe më shumë se gati për ti dhëne klienteve të mia një shërbim royal siç ato e meritojnë!”