Së shpejti Ministria e Mbrojtjes do të hap konkurs për 75 pozita specialistike.
Kështu ka njoftuar Ministri i Mbrojtjtes, Armend Mehaj, shkruan Jepi zë.
Konkurset do të hapen përgjatë periudhave të ndryshme kohore, në grupe, sipas fushave specifike të kërkuara.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë që së shpejti Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për civil në 75 pozita specialistike.
Pozitat për të cilat do të hapet konkurs janë:
- Mjek specialist
- Infermier
- Asistent i Stomatologjisë
- Biokimist
- Psikolog/Psikolog Klinik
- Teknik i Veterinarisë
- Zyrtar Ligjor
- Specialist për mbrojtje kibernetike
- Zhvillues i Sistemeve
- Specialist i mbështetjes teknike (sisteme, rrjeta)
- Menaxher i Web Faqes
- Zyrtar për Mirëqenie
- Zyrtar për cilësi
- Teknik i ushqimit
- Hidroinxhinier
- Inxhinier i Ndërtimtarisë
- Zjarrfikës
- Mekanik
- Inspektues i derivateve
- Ligjërues/Instruktor i vozitjes
Konkurset do të hapen përgjatë periudhave të ndryshme kohore, në grupe, sipas fushave specifike të kërkuara.
Ushtria po rritet, e bashkë me të po ngriten dhe kapacitetet e resurseve humane.
Ministria e Mbrojtjes është më e gatshme se kurrë të mbështes tranzicionin e FSK-së drejt një ushtrie të përgatitur në aspektin profesional dhe operacional që përmbush standardet Euro-Atlantike.
Andaj, ftojmë të gjithë të interesuarit të cilët duan t’i shërbejnë atdheut që të aplikojnë për pozitat specialistike të cilat do të bëhen të ditura më detajisht sapo të hapet zyrtarisht konkursi.

Ju garantojmë një proces të drejtë dhe transparent!