Policia kërkon ndihmë për arrestimin e dy të dyshuarve, njëri nga komuna e Rahovecit

by RHP3

Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e dy personave.

Personat e kërkuar janë Xhevat Thaqi (1975) nga Guri i Kuq –Rahovec dhe Safet Gashi (1986) me banim në rrugën Bajram Curri në Gjakovë.

Sipas Policisë, gjatë veprimeve hetimore  janë identifikuar të dyshuarit të cilët me veprimet e tyre të kundërligjshme kanë kanos zyrtarin policor dhe me pas janë larguar në drejtim te panjohur.

“Në lidhje me rastin nuk është arrite të sigurohet prezenca e personave në fjalë dhe përkundër se janë kërkuar në shtëpitë e tyre dhe disa lokacione dhe ju është dërguar ftesa nga ana e njësitit të hetimeve  të njëjtit nuk i janë përgjigjur ftesës se policisë”, thuhet në njoftimin  e Policisë.

Sipas PK-së, të dyshuarit janë recidivist me të kaluar kriminale.

Related Articles

Leave a Comment