Ka ndërruar jetë ish-punonjësi i Komunës së Rahovecit, Ymer Durguti.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari Smajl Latifi.
“Me dhimbje të thella mora lajmin që veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ymer Durguti nga Rahoveci, është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të shkurtër, në moshën 52 vjeçare.
Ymeri do të kujtohet përherë si njëri prej ushtarëve të devotshëm të UÇK-së që i shërbeu luf.tës për çlirim deri në fund.
Kontributi i tij në Batalionin II të Brigadës 124 “Gani Paçarrizi”, Zona Operative e Pashtrikut, ishte i vlefshëm dhe domethënës në betejat ushtarake të UÇK-së kundër armikut.
Të qenit ushtar për Ymerin nuk u ndal me përfundimin e luftës, pasi që ai vazhdoi kontributin e tij për një kohë, edhe në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.
Mbi të gjitha, Ymeri frymonte dhe mendonte kombëtarisht. Do të angazhohemi pa u ndalur që ëndrrat e heronjve, dëshmorëve dhe veteranëve të luf.tës për kombin tonë, të realizohen sa më shpejtë.
Ngushëllime familjes Durguti! Pushofsh i qetë në dheun e Kosovës, Ymer! Lavdi!”
