LAJMI I FUNDIT: Mbyllen katër kompani të naftës në Kosovë

by RHP

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në një konferencë për media, ka konfirmuar se katër kompanive që merren me derivate të naftës u është revokuar leja.

Ajo tha se MINT është bazuar në fakte të cilat i ka konstatuar Dogana.

“… ne si ministri kemi revokuar dhe pezulluar 4 subjekteve lejet për importin e lëndës së parë, deponimin e lëndës së parë dhe produktit final.

Dogana e Kosovës ka kryer analiza dhe kontrolle te katër subjektet që merren me përpunimin e produkteve të naftës. Aty ka gjetur parregullsi të shumta që pengojnë mbikqyrjen dhe rrezikojnë cilësinë e produkteve dhe mund t’i sjellin dëm buxhetin të shtetit”, është shprehur ajo.

Related Articles

Leave a Comment