Pak më parë u raportua për një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Reqan të Prizrenit, në drejtim të fshatit Lubinjë e Epërme, ku një veturë ka lënë nga 30m lartësi në lumë dhe ka vdekur një person.
Sinjali mëson se pasagjeri i cili humbi jetën në këtë aksident trafiku është 74-vjeçari, Bajrush Ibra.
Deri te aksidenti ka ardhur pasi shoferi i veturës nuk e ka përshtatur shpejtësinë e automjetit, duke u bazuar në kushtet e rrugës, ashtu që e ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka rënë nga një lartësi prej 30 metrave në një lumë.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ekipi i Emergjencës e ka konstatuar vdekjen e pasagjerit, derisa shoferi ka pësuar lëndime të rënda dhe po trajtohet në Spitalin e Prizrenit.