Sonte duke filluar nga ora 20:30 qyteti i Rahovecit i bën konakun skuadrës mike nga kryeqyteti KB Sigal Prishtina në një prej ballafaqimeve më të nxehtë të xhiros së 26-të të superligës së Kosovës në basketboll.
Aktualisht Sigal Prishtina gjendet në pozitën e 5-të në tabelë ndërsa skuadra e KB Rahovecit renditet në pozitën e 6-të. Me një fitore eventuale të skuadrës së KB Rahovecit ndaj Prishtinës do të barazonte pikët me kryeqytetasit ku do të ndanin pozitën e 5-të me pikë të njëjta.
Duke ditur që mbrëmë skuadra e Bashkimit ka humbur ndeshjen ndaj Trepçës dhe me një fitore eventuale sonte Rahoveci do të krijojë 2 pikë dallim ndaj përcjellësve tanë për të siguruar pozitën e 6-të që edhe dërgon skuadrat në garat shtesë të Play-Offit.
Përkrahja për skuadrën e Rahovecit në këtë takim nga tifozët është më se e domosdoshme prandaj dhe ftohen sonte të gjithë në palestër për t’i dhënë motiv dhe shtysë lojtarëve të KB Rahovecit.
Në bazë të njoftimit në faqen zyrtare të klubit të basketbollit të Rahovecit mësohet se biletat janë në shitje që nga dita e shtunë si dhe vazhdojnë të jenë në dispozicion edhe biletat VIP (në parket)./RahovecPost/
