I riu arratiset nga Qendra për të mitur në Lipjan, Policia është në kërkim

by RHP3

Një person ka arritur të arratiset nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan.

Burime nga Shërbimi Korrektues i Kosovës bënë të ditur se patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar kërkimet për ta kapur të dyshuarin.

I dyshuari (emër i njohur për redaksinë) gjendet ende në arrati, shkruan Sinjali.

Lidhur me këtë rast, të njëjtat burime kanë njoftuar se në konsultim me prokurorin është iniciuar rast dhe janë në kërkim të të dyshuarit.

Related Articles

Leave a Comment