Komuna e Rahovecit ka shpërndarë dje 300 motokultivatorë për bujqit e komunës së Rahovecit, të cilët këto mjete pune i prisnin që nga viti 2020.
Komuna e Rahovecit përmes një njoftimi tha sot se në shpërndarjen e motokultivatorëve i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës, Smajl Latifi, nënkryetari, Fatmir Iska dhe Berat Duraku, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
“Pajisjet bujqësore të cilat janë shpërndarë sot janë 300 motokultivatorë. Pra, gjithsej: 300 bujq përfitues, sot kanë pranuar pajisjet e tyre. Në kohën kur kriza ekonomike ka kapluar vendin, siguroj, se Komuna e Rahovecit do të vazhdojë të trajtojë me dinjitet bujkun rahovecas me të vetmin qëllim: ndihmën e vazhdueshme për ta, me mekanizëm për bujqit, e që ndikon drejtpërdrejtë në lehtësimin e punës së tyre, rrjedhimisht, në rritjen e ekonomisë lokale”, tha Latifi.
Sipas Latifit, së shpejti do të shpërndahen edhe pajisje të tjera për bujqit./RahovecPost/



