Sot në Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës është nëshkruar marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës zvicerane për Ndihmë të ndërsjelltë Juridike në Çështjet Penale, transmeton Reporteri.net.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Drejtësisë, ku me anë të një njoftimi në rrjetin social Facebook kanë konfirmuar se kjo marrëveshje është nënshkruar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu si dhe ambasardori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
“Kjo marrëveshje parasheh marrjen e dëshmive, komunikimin e drejtpërdrejtë në mes të organeve tona gjyqësore themelimin e grupeve te përbashkëta hetimore, si dhe ngrirjen, sekuestrimin dhe konfiskimin e të ardhurave dhe instrumenteve të krimit”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.