Rahovec, arrestohet një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij

by RHP3

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit në Kosovë.

Rastet janë raportuar të kenë ndodhur në Viti, Shtime, Suharekë, Malishevë dhe Rahovec.

Në Rahovec Policia njofton se ka arrestuar një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin policor.

Në Viti, Policia e Kosovës njofton se është shoqëruar në sracion policor një vajzë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj një vajze tjetër.

Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës njofton se arrestuar një person në Shtime nën dyshimin se më 28 mars të këtij viti, e kishte kanosur bashkëshorten e tij.

Sipas njoftimit, i dyshuari ishte arrestuar dje dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Suharekë, forcat e rendit kanë arrestuar një person i cili dyshohet të ketë sulmuar fizikisht prindin e tij.

Në raportin policor bëhet e ditur se nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër i dhunës është raportuar në Malishevë, ku Policia ka arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së njërit prej të dyshuarve.

Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Related Articles

Leave a Comment