E JASHTËZAKONSHME: tifozë nga qytete tjera blejnë biletë për të përjetuar atmosferën e zjarrtë sonte në Rahovec

by RHP

Pas rikthimit të publikut dhe ultras Vreshtarëve në palestër si dhe ecurisë fantastike të KB Rahovecit si në superligë e po ashtu edhe në ligën Unike ka bërë që interesimi i tifozëve për të përjetuar nga afër spektaklin të jetë i jashtëzakonshëm.

Në bazë të informacioneve që kemi, mbrëmë në dyqanin sportiv të KB Rahoveci janë parë edhe sportdashës dhe qytetarë nga Prizreni e Gjakova duke blerë bileta për takimin e sotëm që KB Rahoveci e zhvillon në shtëpi ndaj Pejanëve.

Padyshim që arsyeja e vetme e qytetarëve nga komuna tjera të interesuar për këtë takim është krijimi i atmosferës së zjarrtë që po krijohet në “Mizahir Isma” të Rahovecit falë publikut të jashtëzakonshëm që ka ky qytet me në krye motorët e atmosferës që janë ultras VRESHTARËT.

Sonte duke filluar nga ora 19:00 në palestrën “Mizahir Isma” zhvillohet derbi i xhiros së 24-të ku KB Rahoveci pret në shtëpi skuadrën e KB Peja në një episod të dytë pasi që në mes javë skuadra e KB Rahovecit demoloi skuadrën e “Super” Pejës.

Një gjë është e sigurt, prania e Vreshtarëve dhe publikut Rahovecas në palestër do të bëj ambientin jo të rehatshëm për të gjitha skuadrat që shkelin në palestrën vullkanike “Mizahir Isma”/RahovecPost/

Photo taken by Shqipron Berisha – KB Rahoveci

Related Articles

Leave a Comment