Rahoveci – Peja përballja titanësh, interesim i jashtëzakonshëm për të siguruar biletë për këtë takim

by RHP

Ndeshja shumë e rëndësishme basketbollistike pritet që sot të zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec ndërmjet KB Rahovecit dhe rivalëve nga Peja.

Ndeshje kjo e rëndësishme për të dyja kompeticionet që garojnë këto dy skuadra, Ligën Unike dhe Superligën e Kosovës në basketboll, pra fitorja ose humbja e skuadrave do të llogaritet suksese ose dështim i dyfishtë pasi rezultati zyrtarë do të regjistrohet edhe në Ligën Unike si dhe Superligën e Kosovës.

Në bazë të informacioneve që portali ynë ka siguruar mësohet se vetëm për pak orë sa ishte hapur mbrëmë dyqani sportiv i klubit të basketbollit Rahoveci janë shitur biletat për këtë takim në rreth 40% të kapacitetit të palestrës e ndërsa sot gjatë ditës parashihet qe të gjitha biletat të shiten për këtë takim dhe si duket palestra “Mizahir Isma” pritet të jetë ferr i vërtetë për skuadrën Pejane.

Atmosfer e jashtëzakonshme mbretëron te skuadra e KB Rahovecit ku pas përforcimeve të fundit që janë bërë në skuadër KB Rahoveci ka regjistruar 5 fitore në 5 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, në taborin e ekipit vreshtarë besojnë thellë në vazhdimin e rezultateve pozitive edhe në këtë takim ndaj Pejanëve.

Kujtojmë që Peja ka fondin dukshëm më të pasur të lojtarëve por te skuadra vreshtare ka më shumë unitet dhe besim tek njëri-tjetri.

Ndeshja fillon nga ora 17:00, sot (ditë e mërkurë) ku pritet stërmbushja e palestrës me tifozë puro Rahovecas pasi që zyrtarisht nuk do të ketë udhëtim të organizuar nga pejanët./RahovecPost/

Related Articles

Leave a Comment