Sonte duke filluar nga ora 19:00 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec zhvillohet ndeshja derbi e javës së 22-të të superligës së Kosovës në basketboll.
KB Rahoveci pret në shtëpi skuadrën nga qyteti i Prizrenit respektivisht skuadrën e “KB Prizreni 16” të trajnerit Arbnor Rifati.
Në bazë të informacioneve që kemi zyrtarisht tashmë janë shitur mbi 1.000 bileta për këtë takim, kur kanë mbetur edhe pak orë para fillimit të takimit dhe numri maksimal i lejuar në palestër po shkon drejt fundit.
Cilësimi i ndeshjes derbi nga ana e FBK-së duke vendosur këtë ndeshje ditën e diel si dhe në orarin kryesor nga ora 19:00 padyshim ka ngjallur interesimin e madh edhe tek publiku që këtë ndeshje ta e përcjellin drejtpërdrejte në palestër duke shijuar nga afër atmosferën që krijohet zakonisht në palestrën mitike “Mizahir Isma”
KB Rahoveci në këtë takim vjen pas fitores së madhe që arriti ndaj skuadrës më në formë në elitën Kosovare KB Trepça ku i shkakton humbjen e parë pas 6 fitoreve radhazi si dhe fitores së thellë në mesjavë ndaj Vllaznisë së Shkodrës në Ligën Unike./RahovecPost
