KB Rahoveci i papërmbajtur sonte ndaj shkodranëve, arrin fitoren mjaft të rëndësishme në Ligën Unike

by RHP

KB Rahoveci ishte fantastik sonte duke arritur të deklasojë skuadrën nga Shkodra “Vllaznia”.

Edhe pse loja nisi e baraspeshuar duke bërë që në dy çerekët e parë rezultati të nderoj pronësinë plot 15 herë.

Skuadra bardhe-kaltër ka ndezur motorët në çerekun e tretë duke u distancuar në rezultat dhe duke pamundësuar shkodranëve të arrijnë rezultatin.

Paraqitje fantastike pati e gjithë skuadra por me lojë u dalluan Fisnik Rugova që arriti të realizoj plot 23 pikë, 9 kërcime dhe 2 bllokada. Debutim fantastik për KB Rahovecin kishte edhe qendra amerikane Makon Mawien duke regjistruar double-double monstruoz me 19 pikë dhe 17 kërcime e 2 bllokada.

TJ Dunans vazhdon me paraqitjet e mira me skuadrën e KB Rahovecit duke regjistruar 17 pikë, 5 kërcime dhe 5 asistime. Musab Mala i papërmbajtshëm në pjesën e dytë ku regjistroi 15 pikë, 6 kërcime dhe 6 asistime. Reggie Jones shtoi 7 pikë dhe 3 asistime. Kapiteni Visar Ejupi në 5 minuta lojë regjistroi 8 pikë dhe 3 kërcime.

Rahoveci kështu arrin fitoren e 5-të në Ligën Unike dhe futet seriozisht në garë për arritjen e Play-Offit./RahovecPost/

Related Articles

Leave a Comment