Mbi 50 nxënës të infektuar me COVID-19, shkolla “Isa Boletini” kalon në mësim online

by RHP3

SHFMU “Isa Boletini” në Rahovec, ka vendosur që gjatë javës tjetër të kalojë në mësim online, sipas skenarit C.

Lajmin e ka bërë të ditur për KOHËN, Avni Morina, drejtor i DKA-së në Rahovec.

Vendimin e ka marrë Task Forca e kësaj shkolle, pasi aty ishin evidencuar mbi 50 nxënës të infektuar me COVID-19.

SHFMU “Isa Boletini”, është shkolla më e madhe në Rahovec, në të cilën mësimet i ndjekin mbi një mijë nxënës.

Related Articles

Leave a Comment