Dje në mëngjes në gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë, një nxënësit i është gjetur në çantë një ar.më zjarri.
Rastin në Polici e kanë lajmëruar stafi i atij gjimnazi, raporton Indeksonline.
Zëdhënësi i PK-së për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj për Indeksonline tha se të miturit i është gjetur një ar.më zjarri e llojit EKOL Special 99 , cal.9 mm me një karikator dhe tre fishek adekuat për te njëjtën ar.më.
“Datë 26.01.2022 rreth orës 09:00 të mëngjesit nga e stafit të Gjimnazit ,,Hamdi Berisha” në Malishevë Stacioni policor Malishevë është informuar se gjatë inspektimit të një klase në çantën e librave të të dyshuarit- të miturit (nxënës i kësaj shkolle ) është gjetur një ar.më zjarri e llojit EKOL Special 99 , cal.9 mm me një karikator dhe tre fishek adekuat për te njëjtën ar.më.
Patrulla policore ka shoqëruar të dyshuarin në Stacionin policor në Malishevë nga i cili në prezencë të prindit dhe avokatit mbrojtës i është marrë deklarata me shkrim.

Ar.ma e zjarrit së bashku me dëshmitë tjera është konfiskuar, është informuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda, i cili ka udhëzuar të iniciohet procedurë penale për armëmbajtje pa leje, si dhe i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, njoftoi Gjurkaj./Indeksonline/