Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komuna të Rahovecit, kjo ishte mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2022.
Në këtë mbledhje kryesuesi i Kuvendit Komunal Defrim Kafexhiu ka propozuar këtë rend dite:
Aprovimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara; Shqyrtimi dhe aprovimi i vendimit për themelimin e Komiteteve obligative; Shqyrtimi dhe aprovimi i vendimit për themelimin e Komitetit për Politik dhe Financa;
Shqyrtimi dhe aprovimi i vendimit për themelimin e Komitetit për Komunitete; Shqyrtimi dhe aprovimi i vendimit për Themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB-së); Shqyrtimi i Raportit vjetor Financiar i Komunës së Rahovecit për vitin 2021; Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve.
Por gjatë shqyrtimit të Raportit vjetor Financiar të Komunës së Rahovecit për vitin 2021, grupe opozitare të VV-së, PDK-së dhe LDK-së kritikuan dhe shprehën dyshimet e tyre në performacën e disa sektoreve të paraqitura në raportin financiar.
Këtu mund të gjeni VIDEON e plotë të mbledhjes së Kuvendit të mbajtur me datën 25.01.2021.
