Deputeti Korenica njofton për kalimin në Kuvend të projektligjit dhe marrëveshjet ndërkombëtare

by RHP3

Deputeti i Kosovës z. Visar Korenica ka njoftuarn nëpërmjet faqes së tij zyrtare se në Kuvendin e Kosovës sot ka kaluar projektligji për Gjykatën Komerciale dhe disa marrëveshjet ndërkombëtare.

Më poshtë ju sjellim njoftimin e tij të plotë:

Sot, në Kuvendin e Kosovës e kaluam në lexim të dytë projektligjin për Gjykatën Komerciale, një premtim tjetër i realizuar i qeverisë Kurti që do të mundësojë lehtësira në kryerjen e kontesteve afariste biznesore mes palëve në afat sa më të shkurtër dhe njëkohësosht do të shërbejë si portë mbrojtëse për investitorët të cilët në mungesë të këtij ligji kanë pësuar shumë dëme dhe ka zbehur me vite imazhin e Kosovës për siguri në investime si për investitorët vendorë e veçmas ata të huaj.

Ndër tjerash kemi kaluar dhe marrëveshjet ndërkombëtare për 2 programe në arsimin e lartë: Pragramin e Shkëmbimit Akademik Fullbright dhe pjesmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit Horizon Europe – Korniza e Programit për Kërkim dhe Inovacion.

Marrëveshjen ndërkombëtare në Programin e Bashkimit Evropian – Evropa Kreative (2021-2027) që përfshin të gjitha aktivitetet në fushën e kulturës dhe krijimin e tryezave të programit të përfshira në fushën ndërsektoriale.

Pra me këtë program dë të përfitojnë artistë, gazetarë dhe profesionistë të fushës që marrin pjesë në aktivitetet e mbuluara nga kjo marrëveshje.

Gjithashtu, marrëveshja 45 milionëshe me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim që i jep mundësi Kosovës sigurinë e ujit dhe ngritjen e digave kryesisht në rajone me thatësira të mëdha që pamundësojnë sigurimin e rregullt të ujit.

Është për tu ardhur keq që nuk kaloi marrëveshja ndërkombëtare për financimin e projektit të Reformës së Sistemit të ndihmës sociale në Kosovë për shkak të votimit kundër nga LDK-ja me ç’rast është penguar reforma e shumëpritur në këtë sektor që e kemi aq shumë të brishtë në vendin tonë.

Related Articles

Leave a Comment