Rastet e dhunës vazhdojnë të jenë prezentë.
Në raportin e fundit 24-të orësh të Policisë, janë raportuar pesë raste të dhu.nës në familje.
Rastet e raportuara janë nga Rahoveci, Gjakova Fushë Kosova dhe Drenasi.
Në qytetin e Rahovecit është arrestuar një person pasi dyshohet se deri sa ishte në gjendje të dehur kishte ushtruar dhu.në fizike ndaj motrës së tij.
Vikt!mës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në Gjakovë janë raportuar dy raste. Në rastin e parë është arrestuar një person pasi që dyshohet se ushtruar dhu.në psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Vikt!ma nga sul.met e pësuara ka pranuar tretman mjekësor, dhe më pas është strehuar në shtëpi të sigurte. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte.
Po ashtu në Gjakovë është arrestuar një grua pasi që dyshohet se e ka sul.muar bashkëshortin e saj.
Vik!ima ka pranuar tretman mjekësor pas sulmit të pësuar.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij dhe me rekomandim të mjekut, për shkak të problemeve psikike e dyshuara është dërguar në repartin e psikiatrisë në spitalin e Gjakovës dhe është në sigurim nga zyrtarët policor.
Në Drenas është arrestuar një person për shkak se dyshohet se ka ushtruar dhu.në fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Si pasojë e dhunës vik.tima kishte pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërsa në Fushë Kosovë është arrestuar një person për dhu.në familjare.
I dyshuari datën 15.01.2021 kishte ushtruar dhu.në fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetase e Shqipërisë dhe vajzës së mitur të vikt,imës.
Vikt!ma është intervistuar në prani të Qendrës për punë Sociale.
Vikt!ma ka deklaruar se nuk ndihet e rrezikuar.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistës është liruar në procedurë të rregullt.
