Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, ka prezantuar ekipin e tij të drejtorëve me të cilët do të udhëheqë komunën në katër vitet e ardhshme.
Latifi ka bërë publik emrat e 11 drejtorëve dhe drejtoreshave nga 12 sa do t’i ket kjo komunë.
Prej tyre, Latifi ka emëruar vetëm 2 gra në krye të drejtorive komunale ndërsa 9 të tjerat do të udhëhiqen nga burrat.
Nora Boshnjaku do të jetë drejtoreshë e Punëve Inspektuese; Saranda Sallteku do të jetë në krye të Drejtorisë së Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale.
Kurse i pari i Drejtorisë së Mbrojtje dhe Shpëtim, sipas njoftimit, do të emërohet në ditët në vazhdim.

Në emisionin “DebatPernime”, i cili është mbajtur me 2 nëntor, kandidati për kryetar z. Smajl Latifi, duke folur për planin në lidhje me avancimin e gruas, kishte thënë se numri i drejtoreshave në kabinetin e tij do të ketë rritje progresive nga 2 që janë tash. Por sipas listës së publikuar numëri i grave nuk ka pasuri rritje por ka mbetur i njejti me vetëm 2 drejtori.