Deputeti nga Rahoveci z. Visar Korenica me një postim në fb ka treguar se angazhimet e qeveris Kurti janë maximale për të mundësuar që qytetarët e Kosovës të kenë energji elektrike 24 orë.
Më poshtë ju sjellim postimin e tij të plotë:
“Me muaj të tanë nuk i sheh në kuvend, vijnë për tu nënshkrur sa për ta siguruar pagën dhe po duan që problemet të cilat vet ja kanë shkaktuar vendit në sektorin energjetik, tash e dy dekada, tja faturojnë kësaj qeverie.
Pra, mos rritjen e kapaciteteve prodhuese me rastin e rivitalizimit të bllokut A she B sipas ofertës së kompanisë gjermane Bilfinger në 2015 dhe mbështetur asokohe nga Kancelarja Angela Merkel, shitjen/privatizimin e distribuimit të energjisë tek KEDS me 26.3 milion euro, monopolin e furnizimit nga KEK-u përmes Kesco te KEDS, po duan t’ja faturojnë qeverisë Kurti.
A ka më hipokrizi?
Askush smundet me e va.rros të vërtetën.
Qeveria Kurti me të gjitha kapacitetet është duke u angazhu në stabilizimin e importit, prodhimin vendor me vënien në funksion të bllokut B2, në mënyrë që qytetarët të keni energji elektrike 24h, me të gjitha vështirësitë e trashëguara deri më sot.”
