Gjendja e trafos! rrezik për fëmijët dhe banorët e fshatit Polluzhë

by RHP3

Në fshatin Polluzhë një trafo elektrike që gjendet në qendër të fshatit afër parkut përbën rrezik për kalimtarët e rastit dhe në vecanti për fëmijët dhe nxënësit që kalojnë asaj rruge për në shkollë.

Kjo trafo nuk ka mirëmbajtjen e duhur teknike, banorët bënë të ditur se dera e saj është e hapur duke shkaktuar rrezik potencial për kalimtarët e sidomos për fëmijët.

Lokacioni i saj është afër rrugës kryesore të fshatit. Një lexues i faqes tonë RahovecPost të cilin e falenderojm, na është drejtuar me shqetësim rreth kësaj qështje.

I ftojmë organet kompetente të marrin masa për rregullimin e këtij problemi.

Related Articles

Leave a Comment