BIRN Kosova mbajti trajnim me nxënësit e gjimnazit “Xhelal Hajda” në komunën e Rahovecit si pjesë e projektit të financuar nga BE-ja “Përforcimi i qëndrueshmërisë së gazetarëve aktualë dhe të ardhshëm të Kosovës”.
Programi synon të zbulojë talentet e rinj duke i mentoruar studentët në prodhimin e videove, fotove dhe artikujve në mënyrë që të arrihet qëllimi kryesor i aktivitetit: krijimi i një rruge për rritjen e pavarësisë, transparencës, llogaridhënies dhe angazhimit qytetar.