Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorë kanë vënë gurthemelin për ndërtimin e Kompleksit Sportiv në Zonën Turistike të Rahovecit.
“Të rinjtë dhe skuadrat sportive do të kenë shumë shpejtë në dispozicion një qendër të re me fusha sportive bashkëkohore. Kompleksi i planifikuar sportiv është i llojit të hapur-mjedis me fusha të hapura sportive.
Sipas projektit, terrenet e tjera në kompleks janë: një fushë e futbollit të madh, dy fusha të futbollit të vogël, shtegu për atletikë, zhveshtoret, nyjet sanitare dhe ndriçimi i jashtëm”, është shprehur kryetari Latifi.