Fenomeni i blerjes së votave ndër vite ka qenë prezent në zgjedhjet në komunën e Rahovecit.
Megjithatë, duket se ky fenomen nuk do të ketë më hapësirë në komunën e Rahovecit.
Sipas informacioneve njësite të policisë civile do të jenë gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve në komunën e Rahovecit dhe nëpër kafeteri për të monitoaruar blerjen eventuale të votave apo forma të tjera të kundërvajtjeve në ditën e zgjedhjeve.
Mbetet të shihet sa do të jetë efektive luftimi i fenomenit të blerjes së votës nga policia e cila tash do të paraqitet në formën civile për të evidentuar kundërvajtjet të tilla që janë të dënueshme sipas ligjeve në fuqi.
Blerja apo shitja e votave dënohet deri në 2 vjet burg sipas kodit penal të Republikës së Kosovës. /Rahoveci24/