Në kujtim të arismtarit, pedagogut, edukatorit… Vahdet Tahiraga

by RHP3

Rahoveci gjithëmonë ka pasur njerëz të arsimuar, të përkushtuar dhe punëtor. Njëri prej tyre pa dyshim ishte arsimtari i nderuar Vahdet Tahiraga.

Përveç që ishte arsimtar i përkushtuar ai gjithashtu ishte një motivues për gjeneratat e reja që të orientohen drejtë edukimit, sportit dhe kulturës.

Ish nxënësi i tij dhe tash edhe vetë profesor i Edukatës Fizike, z. Admir Mullabazi e përshkruan Vahdetin si njeriu që i dha kahjes jetës së tij.

Më poshtë ju sjellim postimin e tij të plotë:

“Kjo është një foto nga shkolla Mihail Grameno, ku une kam kryer filloren.

Ky është një nga aktivitetet e mia shume të vecanta, jo vetem nga nxënësit por mbi te gjitha për arsimtarin që e kisha idol.

Arsimtari Vahdet Tahiraga jo vetëm që ishte arsimtar i Ed.Fizikes por na mësonte se nuk ishte e thëne që të ishim më të mirë në sport, e rëndësishme ishte puna në grup, e mbi te gjitha që në këtë kohë ne e mbanim të gjallë aktivitetin edukativo arsimor.

Dua të theksoj se, të kesh një mësues model si Vahdet Tahiraga është si të kesh një busull orientuese pranë, që të ndihmon sa herë ti je konfuz për drejtimin që do të marrësh apo për hapat që do të hedhësh.

“Krenar gjithmonë me njeriun që i dha kahjen jetës sime.”

Related Articles

Leave a Comment