Dje në ambientet e Stacionit Policor në Rahovec është zhvilluar kampanjë informuese për të interesuarit për konkurrim si zyrtar policor në Policinë e Kosovës.
Në këtë takim informues ishin të pranishëm disa qytetar, kandidat dhe përfaqësues të komuniteteve RAE dhe serb nga Komuna e Rahovecit, ku janë prezantuar kriteret për aplikim dhe të gjitha proceset e rekrutimit dhe të seleksionimit për konkursin për zyrtar policor.
Qëllimi i organizimit të kësaj kampanje informuese sipas PK-së është për të inkurajuar sa më shumë qytetar për të aplikuar në konkursin për zyrtar policor i cili do të shpallet së shpejti nga policia e Kosovës, me theks të veçantë, inkurajimi i gjinisë femërore të të gjitha etnive dhe inkurajimi sa më shumë i minoriteteve që jetojnë në Komunën e Rahovecit.
Komunikata e plotë:
Me datë 30.09.2021, në ora 10:00, në ambientet e Stacionit Policor në Rahovec, duke respektuar të gjitha vendimet e Qeverisë së RKS-së lidhur me pandeminë Covid-19, është zhvilluar kampanjë informuese për të interesuarit për konkurrim si zyrtar policor në Policinë e Kosovës.
Në takimin informues ishin të pranishëm disa qytetar, kandidat dhe përfaqësues të komuniteteve RAE dhe serb nga Komuna e Rahovecit.
Gjatë këtij sesioni informues nga stafi i DRP-e Gjakovë, janë prezantuar kriteret për aplikim dhe të gjitha proceset e rekrutimit dhe të seleksionimit për konkursin për zyrtar policor.
Qëllimi i organizimit të kësaj kampanje informuese është për të inkurajuar sa më shumë qytetar për të aplikuar në konkursin për zyrtar policor i cili do të shpallet së shpejti nga policia e Kosovës, me theks të veçantë, inkurajimi i gjinisë femërore të të gjitha etnive dhe inkurajimi sa më shumë i minoriteteve që jetojnë në Komunën e Rahovecit.
Kampanja në vlerësim është konsideruar shumë e suksesshme dhe do të vazhdoj edhe ditëve në vijim në tri komunat që mbulon Drejtoria Rajonale e Policisë Gjakovë siç janë komunat: Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë.
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjakovë inkurajon të gjithë qytetarët pa dallim te cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara që të aplikojnë dhe të jenë pjesë e këtij procesi fisnik për sigurinë dhe vendin në përgjithësi.


