Sektori i Inspektoratit të Arsimit në Gjakovë ka kërkuar nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, që të iniciojë procedura disiplinore dhe ligjore për shkarkim nga detyra të drejtorit të Arsimit të Rahovecit, Avni Morina.
E një nga shumë arsyetime që ka dhënë Sektori i Inspektoratit të Arsimit në Gjakovë është se drejtori Avni Morina për vlerësimin e performancës së drejtoreve ka caktuar njeriun që kurr në jetën e ti nuk ka mbajtur një orë të vetme në procesin mësimor.