Kandidati për kryetar të Rahoveci z. Bejtullah Deliu ka paraqitur vizionin e vetë për qeverisjen komunale.
Fokusi i tij është te 5 prioritetet kryesore ku sipas tij komuna e Rahovecit ka nevojë për përmirsim dhe zhvillim.
Më poshtë ju sjellim edhe postimin e tij të plotë:
“Po ju prezantoj LOGO-n e cila mendoj se më përfaqëson më së miri mua, qëllimet e mia, ëndrrat e mia si një qytetar i Rahovecit, si një vreshtar, si njëri prej jush që ndiej çdo hap të këtij qyteti dhe e duam ndryshimin.
Kërkesa ime për këtë vizual ishte që të pasqyroj atë që me shumë krenari i tregoja të tjerëve që jam nga Rahoveci, rrushi i cili punohet nga njerëzit puntor dhe të ndershëm, prandaj dora e paraqitur në logo tregon kujdesin dhe punën tonë për bujqësinë, për rrushin, për tokat bujqësore, gishtat tregojnë top 5 prioritetet qe do i kemi ne si ekzekutiv në 4 vjeçarin e ardhshëm.
Agroturizmi dhe Bujqësia, Shëndetësia, Arsimi, Inovacioni dhe Rinia dhe Zhvillimi Ekonomik.
Prandaj, kërkoj besimin tuaj, që BASHKË PËR RAHOVECIN, ta sjellim ndryshimin. #177″
