“Rahoveci ka nevojë urgjent për më shumë çerdhe”, kandidatja për asamble vjen me projekt!

by RHP3

Kandidatja për asamble komunale në Rahovec që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje z. Merisa Sharku Vuqitërna, ka prezentuar projektin për ndërtimin e çerdhes në Rahovec.

Sipas saj qyteti i Rahovecit ka nevojë urgjente për më shumë çerdhe, ngase kapaciteti i çerdhes ekzistuese është shumë i vogël.

Më poshtë ju sjellim postimin e saj të plotë në lidhje me problemin e mungesës së çerdheve në Rahovec:

“Shumica e prindërve që janë në marrëdhënie pune kanë nevojë t’i sjellin fëmijët në çerdhe dhe kopshte. Përpos kësaj zhvillimi dhe edukimi i brezave të ardhshëm është përgjegjësi e të gjithë neve dhe në veçanti e institucioneve shtetërore.

Qyteti i Rahovecit funksionon vetëm me një çerdhe publike e cila as për së afërmi nuk ka kapacitet për të mbuluar nevojat e qytetit.

Ne së bashku me kryetarin e ardhshëm Visar Korenicën kemi hartuar planet dhe projekte konktret për mundësin e ndërtimit të çerdheve që do të mbulojnë nevojat e qytetarëve.

Kërkojmë përkrahjen dhe mbështetjen e juaj që këto projekte të bëhen realitet në shoqërin tonë!

Së shpejti projektet e punuara nga profesionistet e fushes do fillojnë inplementimin e tyre dhe ky qytet do filloj lulëzimin e vetë.”

Related Articles

Leave a Comment