Sot Kryetari i Këshillit të Fshatit i Krushes së Madhe, z. Selami Hoti së bashku me një qytetarë kanë bërë shpërndarjen e disa pakove ushqimore për familjet në nevojë.
I riu nga ky fshat që deshti të mbetet anonim ka treguar shembullin se si duhet të veprohet për të mirën e shoqëris, duke ndihmuar të tjerë edhe në kushtet anonimiteti.\
Më poshtë ju sjellim shkrimin e plot të postuar në faqen e Krushës së Madhe:
“Humaniteti në vepër. Sot, bashkë me një Krushjan të ri i cili deshi të mbetet anonim, shpërndamë disa pako ushqimore për familjet nevojtare në Krushë.
Në emër timin dhe familjeve përfituese, falënderoj zotëriun e ri, një djalë mirë i profilizuar në shkencë që po jep shembullin e Krushjanit të mirë, edhe në Europë.
Paç shëndetin e mos t’u ndalshin të mirat kudo që je!
Jungjatjeta, Selami Hoti Kryetar i Këshillit të Fshatit Krushë e Madhe”
